Është vetëdorëzuar në Spanjë Eralbi Breçani, djali i ish nëndrejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, i cili ishte shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të hetimeve për çështje të lidhura me trafikun e narkotikëve.
Eraldi Breçani ka deklaruar se do të përballet me drejtësinë në Shqipëri dhe pritet të ekstradohet drejt vendit tonë.
Eralbi Breçani akuzohet se ka kryer veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, dhe veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim me të pandehurin Erzen Breçani.
The post Në kërkim nga SPAK për trafik lëndësh narkotike, vetëdorëzohet në Spanjë djali i Erzen Breçanit appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

