Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të zhvillojë më 27 prill, në orën 11:00, seancën e parë gjyqësore në themel ndaj ish-presidentit Ilir Meta, ish-deputetes Monika Kryemadhi, si dhe tre të pandehurve të tjerë.
Të akuzuarit po hetohen nga SPAK për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë.
Kujtojmë që Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi më 18 mars kalimin për gjykimin në themel të çështjes penale.
Po ashtu, të pandehur në këte çështje janë edhe nëna e Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, ish-kreu i AKEP, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku, një finacuese e LSI-së.


