Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës.
Emërimi vjen një ditë pas shkarkimi të drejtorit të burgut të Drenovës, Fatjon Fasho.
Burime për News 24 bëjnë me dije se drejtori i ri është emëruar Lorent Nake.
Dje u shkarkua gjithashtu edhe shefi i policisë së IEVP Drenovë, i cili raportohet se është në ndjekje penale. Në vend të tij është emëruar Artan Koçibelli.
Shkarkimet vijnë vetëm pak ditë pas aksionit të kryer në burgun e Drenovës, ku u gjetën katër telefona celularë, të llojit iPhone.