Qyteti i Vorës dhe Njësia Administrative Bërxullë po përballen prej rreth dy orësh me ndërprerje të energjisë elektrike, që ka nisur që në orën 18:00.
Banorët raportojnë se situata është e përsëritur, sidomos gjatë reshjeve të dendura të shiut, dhe kërkojnë ndërhyrje urgjente nga OSHEE.
Pamjet e siguruara tregojnë errësirë të plotë në zonë, ku dritat e vetme janë ato të automjeteve që kalojnë në autostradën Durrës-Tiranë.
Banorët shprehen të indinjuar dhe i bëjnë thirrje autoriteteve të rikthejnë sa më parë furnizimin me energji.