Policia e Tiranës ka ndjekur një automjet nga zona e “Myslym Shyrit” deri në zonën e ish-Bllokut, në rrugën “Andon Zako Çajupi”, pasi dyshohej shoferi posedonte një armë zjarri.
Pas një ndjekjeje spektakolare, uniformat blu kanë kapur një person dhe kanë sekuestruar një armë zjarri. Gjatë ndjekjes janë përplasur katër makina, ndërsa automjeti i drejtuar nga i arrestuari ishte një Audi Q8.
Ngjarja është parë nga shumë qytetarë, të cilët kanë raportuar për panik, pasi automjeti në ndjekje ka kryer manovra të rrezikshme për t’i shpëtuar policisë.
Hetimet vijojnë për të zbardhur detajet e plota të ngjarjes.