Prokuroria e Lezhës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen penale që lidhet me ndërtimet pa leje në zonën e Ranës së Hedhur, në Shëngjin. Për këtë çështje janë marrë të pandehur në 9 persona.
Sipas organit të akuzës, tre ish-drejtues të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Lezhë, Gentjan Malota, Artur Shabaku dhe Admir Maxhani, akuzohen për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Për të njëjtën akuzë do të përballen në gjykatë edhe dy ish-drejtues të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Kol Malaj dhe Flori Gjini, si dhe polici i zonës së Shëngjinit, Martin Ndoka.
Ndërkohë, i pandehur është marrë edhe ndërtuesi Pjetër Tuçi, i cili akuzohet për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”.
Në këtë dosje janë përfshirë edhe dy inxhinierë ndërtimi, Luiza Bala dhe Hekuran Xhina, të cilët do të përballen me akuzën për “Falsifikim dokumentesh”.


