Një 57-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Elbasan pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia teksa po punonte për rikonstruksionin e një shkolle në fshatin Polis të Elbasanit.
Policia ka vënë në pranga drejtuesin teknik të punimeve, një 33-vjeçar, për veprën penale të “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Polis.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin M. S., 33 vjeç, administrator dhe drejtues teknik i punimeve, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ditën e djeshme, gjatë kryerjes së punimeve për rikonstruksionin e një shkolle në fshatin Polis, dyshohet se ka rënë nga lartësia punonjësi, shtetasi Sh. M., 57 vjeç, i cili, si pasojë, ka humbur jetën.”, njofton policia.


