Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, efektivi i burgut të Burrelit, Sinan Kazhani, i cili 4 ditë më parë u vetëplagos me armën e shërbimit.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e 26 shkurtit rreth orës 7:00, ku efektivi 54 vjeç tentoi t’i japë fund jetës duke u plagosur me armë zjarri.
Sinan Kazhani u transportua për ndihmë mjekësore në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.
Ende nuk dihen arsyet pse 54-vjeçari qëlloi veten me armë zjarri. Ndërkohë autoritetet po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.