Ka ndërruar jetë Arta Çera, gruaja që u plagos rëndë në aksidentin e ndodhur më herët gjatë ditës në aksin Peshkopi–Luzni, ku automjeti me të cilin udhëtonte bashkë me bashkëshortin doli nga rruga.
Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku u transportua me helikopter për shkak të gjendjes kritike, ajo nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.
Nga aksidenti mbeti i plagosur edhe bashkëshorti i saj, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohet në Spitalin e Peshkopisë.
Sipas të dhënave paraprake, aksidenti ndodhi në një nga kthesat e rrugës rurale, ku drejtuesi i mjetit dyshohet se humbi kontrollin, duke bërë që makina të dalë nga rruga. Shkaqet e plota të aksidentit janë ende në hetim.