Kreu i PD, Sali Berisha ka shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të regjisorit të shquar Dhimitër Anagnosti, të cilin e cilëson si një “kolos të regjisë, filmit dhe intelektit shqiptar”.
Në postimin e tij, Berisha shkruan se familja Anagnosti, bota e artit dhe mbarë Shqipëria janë në zi për humbjen e një figure madhore të kulturës kombëtare.
Ai thekson se trashëgimia e Anagnostit është e pavdekshme dhe se vepra e tij do të jetojë në krijimet që ka lënë pas, duke e bërë një figurë të përjetshme për brezat që vijnë.
“Sali Berisha postim ne rrjetet sociale: Homazh për DHIMITËR ANAGNOSTIN Të dashur miq, familja e nderuar Anagnosti, miqtë e saj, bota e artit, filmit, kulturës janë në zi e dhimbje. Për Dhimitër Anagnostin, kollos i regjisë, filmit, skenarit, intelektual i shquar i kombit, ish-ministër i aftë dhe dinjitoz, atdhetar, prind, bashkëshort e qytetar shembullor, dielli perëndoi përgjithmonë. Por Dhimitër Anagnosti do jetojë përgjithmonë në krijimet, veprën, trashëgiminë e tij të ndritur. Duke shprehur nderimin dhe mirënjohjen time më të thellë për kontributin, veprën e tij të pavdekshme, bashkëpunimin që kemi pasur, shpreh gjithashtu familjes së tij të nderuar, Rozës, fëmijve, miqve, të afërmve ngushëllimet më të ndjera të miat dhe të PD, dhe lutem së bashku me ta që shpirti i madh i Dhimitrit të tyre të dashur të gjejë paqen e merituar”, shkruan Berisha.