Gëzim Ndoka, vëllai i ish deputetit të PS, Arben Ndoka është ndaluar nga policia pas një konflikti që ndodhi disa ditë më parë në Lezhë.
Ngjarja ndodhi më 12 janar, ku të lënduar mebtën kushërinjtë Gjergj dhe Nikolin Marku. Dy kushërinjtë kallëzuan në polici se babë e bir, Gëzim dhe Kevin Ndoka i dhunuan në lokal.
Vëllai i ish-deputetit socialist, Arben Ndoka, Gëzim Ndoka, është ndaluar nga policia e Lezhës, pas ishte shpallur në kërkim. Pas ndalimit Gëzim Ndoka është lënë i lirë pasi prokuroria ka vendosur që të hetohet në gjendje të lirë.
Ndërkohë vijon të jetë ende në kërkim djali i tij, Kevin Ndoka.


