Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare gazetari dhe mësuesi i njohur Vehbi Furxhi, një prej figurave më të spikatura të kulturës dhe medias në qytetin e Korçës.
Furxhi ka qënë një figurë e shquar e kulturës dhe medias, ai dha një kontribut të çmuar si drejtues i Radio Korçës, gazetar i revistës Hosteni dhe botues i gazetës Korça.
Pas daljes në pension, ai iu përkushtua arsimit, duke edukuar breza të rinj në shkollën bujqësore të qytetit, me të njëjtin përkushtim dhe pasion.
Korça humbi një intelektual të rrallë dhe një qytetar model, por trashëgimia e tij do të mbetet e gjallë përmes veprës dhe kujtimit të atyre që ai ka prekur me punën dhe fjalën e tij.