Aktivisti Altin Hazizaj, duke komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për mundësinë e mbylljes së TikTok dhe Snapchat në Shqipëri, tha se është një platformë tjetër më e rrezikshme se këto dy të parat.
Sipas tij është Telegrami. Hazizaj tha se është nëjë grup me mbi 70 mijë profile në këtë platformë që shpërndan materiale pornografike me fëmijë.
“Ka një platformë që është e tmerrshme, është Telegrami. Është një grup në Telegram me 70 e ca mijë profile që ndajnë pornografi me fëmijë. Atëherë pse nuk ka dalë kryeministri për të thënë do e mbyllë?! Duhet të shihen se cilat janë ato që vënë në rrezik fëmijët. Telgrami është më i rrezikshmi”, tha ai teksa shtoi se “duhet ta rregullojmë me ligj hyrjen në këto platforma”.