Djali i xhaxhait të Arti Kolës, familja e të cilit u shua në Itali nga një rrjedhje gazi bën apel për ndihmë që trupat të sillen në Shqipëri.
Në një intervistë me moderatoren e emisionit “Me Zemër të Hapur”, Evis Ahmeti, i afërmi i Artit tha se gjendja në familjet e tyre është shumë e rëndë, “si minë me sahat”, tha ai.
I afërmi u shpreh se ende nuk ka informacione si ka ndodhur ngjarje, ndërsa tregoi se nëna e Arti Kolës është në gjendje tepër të rëndë. “Ajo e dinte vetëm për një, jo për të kartër”, u shpreh ai.
Intervista:
Pyetje: Si është gjendja në familjen Kola?
Djali i xhaxhait: Gjendja është katastrofë, një minë me sahat.
Pyetje: E mësuat si ka ndodhure tragjedia?
Djali i xhaxhait: Jo akoma, sepse unë nuk rri këtu afër. Kemi pasur edhe njerëz dhe nuk jemi marrë, thonë nga gazi, por…
Pyetje: Po nëna e familjes si është, ça thotë?
Djali i xhaxhait: Ca do jetë nëna, nëna si nëna
Pyetje: Ja keni treguar?
Djali i xhaxhait: Ja kemi treguar.
Pyetje: Si e priti këtë lajm?
Djali i xhaxhait: Ça do presë, e dinte vetëm për një, jo për të katër.
Pyetje: Ju nuk keni detaj si ka ndodhur?
Djali i xhaxhait: Nuk kam asnjë informacion
Pyetje: Si e morët vesh lajmin?
Djali i xhaxhait: E morëm vesh nga të tjerët
Pyetje: Çfarë flitet për sjelljen e trupave në Shqipëri
Djali i xhaxhait: Nuk e di, nëse ju na ndihmoni, na ndihmoni që ti sjellim sa më parë.


