Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho ka publikuar listën e gjerë të futbollistëve të ftuar për kampionatin Evropian që këtë verë mbahet në Gjermani.
Në listën prej 27 futbollistëve bën pjesë edhe emrin i Mirlind Dakut.
Në lidhje me këtë, ka reaguar Ismet Munishi, i cili ishte i lumtur për ftesën për Dakun, e të njëjtën kohë i thumboi të tjerët që nuk i besun kur e ngriste zërin për ta ftuar sulmuesin në Kombëtaren e Kosovës.
‘’O veq muni me plas o servila , se ky djali ka me kall Evropen’’.
‘’Nuk e ngojshi Baben , tash kqyrni Tv’’
Shqipëria do të jetë në grupi B, së bashku me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.