Prokurori i Posaçëm, Klodian Braho ka deklaruar se nuk do të pranonte ndërhyrje në punën e tij si kreu i SPAK, nëse do të zgjidhej si drejtues i institucionit të akuzës.
Ai u pyet nga anëtarja e KLP, Arta Mandro: “Nëse do të merrja përsipër të bëja ndonjë sugjerim apo të bëja ndonjë ndërhyrje të vogël si drejtues i SPAK, a do ta merrnit në konsideratë? A gëzoj unë respektin e, mjaftueshëm tuajin që juve të merrnit në konsideratë këtë ndërhyrje timen?”.
I pyetur se çfarë e nxiti të kandidojë, deklaroi se “mendoj se kam pasur çështje të larmishme, e ndjej vetën të plotësuar si prokuror”.
Klodian Braho: Kam dëgjuar pyetje sot, është e përsëritur, rrugës kam menduar edhe përgjigjen.
Unë ju njoh nga viti 2000 dhe nuk besoj që ju ndonjë ditë ju do ti shkoni ndonjë drejtuesi të SPAK për ndonjë problem personal. Nga ana tjetër nuk e kam problem të përballem me ankesa, pretendime për secilin person, madje edhe në çështjet që kam parashtruar, akuzat ndaj të pandehurve dhe kur janë zyrtarë e të krimit të organizuar ua kam njoftuar vetë në mënyrë që të dëgjoj prej tyre pretendimet që kanë sepse më ndihmoj të kuptoj edhe mua mangësitë nëse kam, sepse nuk është qëllimi që dikush patjetër të shkojë në burg, por të vendoset drejtësia.
Unë mund të dëgjoj dhe të pres zyrtarë, por zgjedhja është ajo që parashikon ligji sepse nuk mund ta bëjmë ndryshe.
A ka një nxitëse apo nxitëse të madhe në këtë aplikim tuajin?
Nuk mund ta them nxitje, U bë kaq vite prokuror, mendoj se kam pasur çështje të larmishme, e ndjej vetën të plotësuar si prokuror dhe është normale që të kërkosh sfidë tjetër.


