Një incident i frikshëm ka ndodhur në qytetin rus Zelenodolsk, ku një grua është shtypur dy herë me makinë, por fatmirësisht ka shpëtuar mrekullisht.
Në videon e publikuar më poshtë, shihet sesi gruaja qëndron prapa veturës së parkuar, ndërkohë që më pas shoferi nis të lëvizë, duke i dhënë gaz mjetit motorik.
Shoferi duke menduar se ka hasur në borë, i jepte gaz dhe më pas lëvizi para – për të tentuar sërish të kalojë “pengesën”.
Kur gruaja tentoi të ngritet në këmbë, vetura e shtypi sërish, duke kaluar sipër saj dhe futur nën borë.
Në fund shoferi e kupton se diçka nuk është në rregull, dhe doli jashtë për të parë se në çfarë kishte “hasur”.
Kur mësoi se bëhet fjalë për një grua të moshuar, e ndihmoi të ngrihej në këmbë për ta dërguar më pas me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.
U konstatua se gruaja shpëtoi pa më të voglin lëndim në trup.
Autoritetet kanë filluar hetimet lidhur me incidentin duke bërë të ditur se bëhet fjalë për një shofer me përvojë, por që gjatë dy viteve të fundit është dënuar pesë herë për shkelje të ndryshme në trafik.