Një protestë është zhvilluar përpara ministrisë së Shëndetësisë, duke kërkuar drejtësi për Leo Sadikun, 12 vjeçarin i cili humbi jetën në spital.
Motra e Leo Sadikut tha se vëllai i saj vdiq për shkak të mjekësisë shqiptare, për shkak sipas saj të disa mjekëve të papërgjegjshëm.
Ajo akuzon autoritetet se nuk kanë marrë asnjë masë, ndërkohë thekson se “prej 42 ditësh familja ime është në zi dhe këta enden të lirë”.
“Si pasojë e disa mjekëve të papengueshëm vëllai im ndërro jetë, disa mjeke që nuk ditën të lexojnë analizat. Disa mjekë që enden nëpër spitale dhe vazhdojnë jetën të lirë, ndërkohë që vëllai im është nën dhe. Nuk mund t’ja fal këtë gjë Shqipërisë, nuk mund t’ja fal kurrë që mjekësia shqiptare më vrau vëllain.
Unë nuk do ta ndalemi derisa të gjej drejtësi për vëllain tim. Mjekësia nuk bëri asgjë. Vëllait tim nuk i është bërë asnjë ekzaminim nga QSUT dhe ata dalin me diagnoza që nuk i kanë verifikuar, i vendosin diagnozë vëllait tim kur nuk i kanë bërë një eko zemre.
Dhe sa fëmijë të tjerë do vriten si vëllai im? Ku është ky shtet dhe kjo ministri? Pse nuk ka marrë asnjë masë për vëllain tim. Prej 42 ditësh familja ime është në zi dhe këta enden të lirë. Derisa të kem frymë do luftoj për drejtësinë e vëllait tim. Ata e vranë Leon”, tha motra e 12 vjecarit.