Autoriteti Portual Durrës ka njoftuar për ndryshime në lundrimet e trageteve nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas, si pasojë e kushteve të pafavorshme atmosferike gjatë mbrëmjes së 4 janarit.
Sipas njoftimit zyrtar, një nga dy tragetet e planifikuara për nisje drejt Barit nuk arriti të lundrojë për shkak të motit të keq.
Autoriteti Portual ka bërë të ditur edhe situatën aktuale të lëvizjes së trageteve për ditën e sotme.
Sa i përket tragetit “GNV Cristal”, ai është zhvendosur nga kalatat 7 dhe 8 në orën 07:05 dhe ka akostuar në Terminalin e Trageteve në orën 07:20, me nisje të planifikuar në orën 23:00.
Informacion për lundrimet e trageteve nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas
5 janar 2026
Autoriteti Portual Durrës informon se, për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike gjatë mbrëmjes së datës 4 janar 2026, një nga dy tragetet e planifikuara për lundrim drejt Barit nuk arriti të niset.
Udhëtarët e prekur nga kjo situatë janë asistuar nga kompanitë përkatëse, të cilat kanë marrë masat për ridrejtimin e tyre me nisjet pasuese.
Situata aktuale e lëvizjes së trageteve për ditën e sotme është si më poshtë:
- Trageti “Rigel VII” mbërrin në Portin e Durrësit në orën 11:00 dhe do të niset në orën 13:00.
- Trageti “Rigel V” pritet të mbërrijë rreth orës 15:00 dhe do të niset rreth orës 23:00.
- Trageti “Rigel III” parashikohet të mbërrijë rreth orës 21:00 dhe do të niset pas mesnatës.
- “GNV Cristal” është zhvendosur nga kalata 7 & 8 në orën 07:05 dhe është akostuar në Terminalin e Trageteve në orën 07:20. Nisja e saj është planifikuar në orën 23:00.
Autoriteti Portual Durrës vijon të monitorojë me vëmendje situatën meteorologjike dhe lëvizjen e mjeteve detare, në bashkëpunim të ngushtë me kompanitë lundruese dhe autoritetet përgjegjëse, me qëllim garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjes së operacioneve portuale.


