Qarku i Kukësit, gjatë mbrëmjes, është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura shiu, duke shkaktuar rënie të gurëve dhe dherave në akset rrugore.
Raportohet se për shkak të rënies së gurëve ka problematika në qarkullimin në kset rrugore si Kukës-Bushtricë, Kukës-Shishtavec, Krumë-Kam-Tropojë, Bajram Curri-Fierz-Qaf Mali.
Situata paraqitet problematike edhe në aksin kombëtarë Kukës-Qaf Mali-Pukë, ku nga segmenti Kolsh-Qaf Shllak ka prezencë të gurëve e dherave në rrugë.
Gjatë natës dhe në mëngjes në këtë segment nuk kishte asnjë punonjës apo mjet të firmës kontraktuese për largimin e dherave e gurëve në rrugë.
Ky aks është i përfshirë edhe nga mjegulla e dendur çka vështirëson më tej kalimin për shkak të kufizimit të fushpamjes.