Luçiano Boçi, ka reaguar për situatën e krijuar rreth ambientit të News24, duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të SPAK.
Ai i bëri thirrje SPAK-ut të marrë masa ndaj atyre që nuk zbatojnë vendimet gjyqësore.
Boçi theksoi se moszbatimi i vendimeve gjyqësore nga vetë institucionet e shtetit është shkelje e rëndë ligjore.
“Kur të gjithë në kor me mazhorancë e media, me opinion e me analistë të ndritur, bërtasin për zbatimin e vendimeve të gjykatave kur këto ishin e janë kundër opozitës e madje janë vendime të diktuara politikisht, po ashtu sot, duhet të ngrihen në këmbë në kor që Kambalja dhe këmba e dora e kambales të zbatojnë vendimin e Gjykatës për lirimin e hapësirave të uzurpuara të News24”, shkruan Boçi.
Reagimi i plotë:
SPAK NË EMËR TË LIGJIT SIÇ PRETENDON TË MARRË TË PANDEHUR KAMBALEN DHE UZURPATORET E TJERË TË NEWS24
Shteti i së drejtës nuk është filozofi e as interpretim politik e aq më shumë oreks personal siç e trajton Rama e Kambalja.
Kur të gjithë në kor me mazhorancë e media, me opinion e me analistë të ndritur, bërtasin për zbatimin e vendimeve të gjykatave kur këto ishin e janë kundër opozitës e madje janë vendime të diktuara politikisht, po ashtu sot, duhet të ngrihen në këmbë në kor që Kambalja dhe këmba e dora e kambales të zbatojnë vendimin e Gjykatës për lirimin e hapësirave të uzurpuara të News24.
E kur këto me arrogancë nuk veprojnë le të vijë ai pra.
Ai, tek i cili opinioni publik ka besim që bën drejtësi, se opozita ka kohë që ia ka dëshmuar se sa i drejtë e i pavarur është, i famshmi SPAK.
Nëse i ka mbetur pak “yndyrë” drejtësie pas zgjedhjeve gjatë të cilave bëri tifo e veproi në interes të Ramës e kambaleve të tij, ka shansin ta dëshmojë tani.
Të veprojë menjëherë se nuk besoj se është i zënë me piromanët imagjinarë të Kryeministrit, dhe të vendosë para ligjit Kambalen dhe ata që nuk zbatojnë vendimet e Gjykatës.
A ka shkelës më të madh ligjor se ai që nuk zbaton vendimet e gjykatës?
Dhe kur ky shkelës ka vellon e shtetit si në rastin e News24 situta është më alarmante.
Nëse nuk e bën në emër të ligjit le ta bëjë në emër të moralit.
Gjithë atë mbështetje spektakolare që SPAK ka pasur nga kjo media është momenti për t’ia kthyer.
Përndryshe SPAK jo vetëm është i varur politikisht, tashmë e vërtetuar, por qenka dhe i varur moralisht!