Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sot në lidhje me moszbatimin e vendimit të Gjykatës së Tiranës për rastin e News24, duke mos lejuar gazetarët të futeshin në ambientet e punës. Berisha thotë se urdhri për moszbatim ka ardhur nga kryeministri Rama dhe sipas tij ky është akt i rëndë antikushtetues.
Sipas Sali Berishës, ky urdhër dëshmon “tmerrin e tij, vëlla Olsit dhe Lubi Ballukut nga dosjet e tyre kriminale në laptop-et e gazetarëve të News24”.
Ai shton më tej: “Dënoj me forcën më të madhe urdhrin antikushtetues të Ramaduros dhe kërkoj zbatimin e menjëhershëm të urdhrit të gjykatës!”
Reagimi i plotë i Sali Berishës
Urdhëri i Ramaduros për mos zbatimin e vendimit të Gjykatës, një akt i rëndë antikushtetues!
Ky urdhër dëshmon tmerrin e tij, vëlla Olsit dhe Lubi Ballukut nga dosjet e tyre kriminale në laptop-et e gazetarëve të Neës 24!
Dënoj me forcën më të madhe urdhërin antikushtetues të Ramaduros dhe kërkoj zbatimin e menjëhershëm të urdhërit të gjykatsës!