Ramadan Ramadani
Prej analizave tejkohore që kanë mbetë është edhe një bisedëkoti që shpesh e bëjnë disa njerëz për mosvotim, bojkot ose mosshfrytëzim të drejtës së votës në cilat do zgjedhje që kemi nëMaqedoninë e Veriut. Dy lloje janë bisedat, njerëzit dhe këto mendimet gjysmake që i përçojnë të dëshpëruarit dhe politikisht indiferentët dhe këto të dyjat nuk bëhen publikisht. Pra nuk janëpjesë e opinionit publik që të mund të debatohen dhe demantohen, por kështu përcillen në biseda dhe takime duke përçuar kështu vetëm ndjenjë dhe jo mendim. Ndjenja koti indiferentizmi dhe dëshpërimi që edhe ashtu janë prezente nga shkaku i gjendjes sëpërgjithshme në shtet. Pra, nuk kryejnë gjë punë llafet dhe bisedat koti për mosvotim pasi nuk janë zgjidhje në krejt këtë gjendje indiferentizmi dhe dëshpërimi. Kjo edhe është argumenti kryesor dhe demanti ndaj këtyre se bojkoti ose mosvotimi në këtë sistem zgjedhor nuk është funksional.
Përveç kësaj: Maqedonia është shtet multietnik, i ndarë nënjësi dhe komuna zgjedhore siç është dhe bojkoti eventual nëasnjë njësi nuk mund të jetë as i evidentuar fuksionalisht e ku mëtë jetë funksional. Pra në një njësi zgjedhore edhe 20 vota të ketëprej diku 300 mijë votave do dalin 20 deputetë. Kjo është kështu në zgjedhje parlamentare sepse nuk ka cenzus. Por edhe nëzgjedhje lokale ku ka census të një të tretave të votave, me bojkot nuk kryhet punë, sepse i nëjti lehtësisht arrihet pasi shumëkomuna janë etnikisht të ndara dhe në to ka struktura partiake. Tëilustrojmë se çka domethënë kjo: mund të nisë ndonjë valë bojkoti e ajo të jetë me sukses potencial te maqedonasit ose te shqiptarët, por ndërkohë ata tjerët në komunë, ku nuk ka patur bojkot, të dalin të votojnë dhe ashtu do zgjedhin edhe me vota minimale kryetar të ndonjë qyteti ose komune të tërë.
Njëkohësisht: në çdo qytet dhe komunë ka struktura partiake që “jetojnë” për zgjedhje dhe diku me vetëm votimin dhe angazhimin e këtyre strukturave mund të arrihet ky census dhe numër i daljes në votime. Shkurt thënë: mosdalja në votime nuk është funksionale.
Lloji i dytë është edhe më pak i përhapur, por potencialisht shumë më i rezikshëm edhe pse rezulton i njëjtë: vetëm përçues i ndjenjave të indiferentizmit dhe dëshpërimit. E kjo është sepse ka të bëjë me fenë dhe keqpërdorimin e rregullave fetare e shpirtërore për diçka botërore dhe tokësore sikur që në esencë janë votimet. Sidomos këto lokalet. Ashtu këto do xhahila, bilmeza, injorantë, e shqip thënë, të paditur; për vet esencën e fesë dhe religjionit paraqesin edhe votimin për kryeplak të katundit, komunës ose qytetit si diçka metafizike dhe që ka lidhje me ligjvënie dhe karakterin metazifik për burimin e pushtetit! Ashtu këto budallëdhe të paditur për vet karakterin e fesë dhe njësoj të paditur për sistemin e demokracisë i vëndojnë në të njëjtin nivel tu dyja këto! Dhe ato parullat që i shkrujshin si grafite: “mos voto haram”“qufr” “shirk” në fakt më shumë vlejnë për vet asi mendime tëbudallakavta: sepse të vëndosh fenë e Zotit në një nivel me njërend botëror dhe tokësor si demokracia mund të dale se ështëshirku më i madh! Ky nënlloj i këtyre sektarëve me mendime tëpërçudnuara dhe të përcjella pa asnjëfar kriteri, kredibiliteti elegjitimiteti është i njohur ndër popullatën e këtuhit si: “tekfirca”. Pra këtu nuk është as vendi as hapësira për të sqaruar akademikisht se kush janë këto elemente dhe ky fenomen ekstremist që ka ndodhë si incident historik edhe më herët nëhistorinë e moçme islame, prandaj shkurt do i emërtojmë si “tekfirca”. E sa për tu ditur nga opinioni i përgjithshëm e edhe ai laik, këto më së shumti përgjasojnë më grupet që tani rrishtazi u bënë lajme botërore duke i nxjerrë telashet më të mëdha popullit tëSirisë për çlirim dhe disa individë që u paraqitën shkurt bile edhe në Gaza-n e okupuar dhe ndër gjenocid, e që bashkëpunuan me okupatorin cionist!
Tani mund të parashtrohen dy pyetje legjitime; e para është se si mund ekzistenca e kësilloji me rrezik aq të madh potencial tëmos dihet dhe trajtohet në opinion deri më tani dhe si është e mundshme që ata lirshëm funkcionojnë e mes tjerave edhe këtëndjenjë vazhdojnë ta përçojnë. Përgjigjeja për pyetjen e parë ështëse realisht numri i atyre kredibël që kanë patur kësi ide ekstremiste tekfiriste ka qenë shumë i paktë dhe me kohë shkuar duke rënëshumë. Ata kredibël, pra ata që kanë qenë hoxhallarë kanëreflektuar dhe janë integruar plotësisht në korpusin e gjerëmysliman dhe shqiptar të këtuhit. Krejt ato xhamia, organizime dhe kurse të ndryshme që mund të i kenë patur i kanë integruar nësuazat e BFI-së ose të vulave tjera që ndërkohë i kanë rregulluar konform ligjeve për aktivitete kulturore dhe sociale. Prej krejt atyre ka mbet vetëm një element, pa asnjë kredibilitet dhe legjitimitet, e të cilin do e ekspozojmë në vijim. Argument i dytëse pse askush nuk është marrë me këto është se realisht impakti i tyre për kësi ide politike ka qenë shumë i vogël. Për përllogaritje;përkundër krejt parrollave, llafeve të mëdha pa asnjë argument dhe grafiteve , ai mund të ketë patur impakt deri diku në 200 vota. Gjëqë është vetëm 000,1 përqind e krejt votave, për shembull nëkomunën Çair: 200 nga 20 mijë vota aktive, aty ku i shkruanin këto grafite të paqarta për krejt popullin! Pra nuk i kanë prishë punë askujt, sistemit jo se jo, pasi sa ma pak vota shqiptare aq ma rahat, por edhe një nëndegë e vogël e ndonjë partie më të vogël mund ti grumbullojë aq vota: 000,1 përqind!
Pyetja tjetër legjitime është se si mund një kësi elementi si ky ende të funksionojë bile edhe dikush të dërgojë tek ai fëmijë për mësime dhe ndjekje të çfarëdo kursi?! Pra të funksionojë diçka qëndjell dyshime dhe lanson kësi mendime sektare dhe antisistemore ndërkohë që vet funksionon në të njëjtin sistem?! Ky njeri, kështu nën rogoz, mund të vazhdon të i helmon fëmijët dhe rininë, a ndërkohë ushtron profesion publik të mësimdhënësit në shkollë të mesme të sistemit!
Përgjigjeja për këtë pyetje është se kjo është e mundshme vetëm pasi askush se ka trajtuar dhe ekspozuar në opinion publik dhe mundet vetëm këtu ku Bashkësia Fetare Islame nuk mirret me punën e vet e të kërkojë implementimin e ligjit për atë se kush mundet me organizu mësim besim fetar dhe kush organizon rite fetare! Ndërkohë që ka lajmërime se i njëjti element ndonjëherë mban edhe hytbe! Ndërsa hytbeja është riti dhe fjalimi më iinstitucionalizuar fetar i mundshëm që bëhet ditën e premte për namazin e xhumasë! Pra diçka ku përpos pregaditjes profesionale,që ky aspak se ka, duhet përmbushur edhe kriteret dhe autorizimet institucionale.
Kjo pra mund të ndodhë vetëm këtu dhe mund ta bëjë vetëm dikush kështu i pakespozuar, i patrajtuar në opinion dhe i pasqaruar se me çfarë marrëveshje politike, me Danella Arsovskën a me kënd tjetër, mban post publik; përgjegjës në një shkollë të mesme profesionale nën ingerencat e Qytetit të Shkupit?! Mjafton rasti i këtij me kësi mendime antisistemike, të dëmshme kombëtarisht dhe fetarisht për të spjeguar se sa i rrezikshëm është një kësi ambienti i paekspozuar dhe i pasqaruar në opinion!
Prandaj duhet ekspozim i elementëve dhe ideve koti për bojkot sepse kështu të patrajtuara ata vazhdojnë te të tjerët të përçojnë indiferentizëm dhe dëshpërim ndërsa për veti dhe interesave të tyre jo vetëm votë, por edhe pakt dhe marrëveshje politike bëjnë në çdo rast dhe mundësi!