Ish-deputetja dhe ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, është paraqitur mesditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për t’u njohur zyrtarisht me akuzat e ngritura ndaj saj.
Paraqitja e saj vjen pas përfundimit të hetimeve nga SPAK, në kuadër të çështjes që përfshin edhe bashkëshortin e saj, Ilir Meta, si dhe nënën e saj, Fatime Kryemadhi.