Policia turke ka arrestuar një grua të dyshuar për vendosjen e një bombe që shpërtheu në një zonë këmbësore në qendër të Stambollit. Sulmi vrau të paktën gjashtë persona dhe plagosi dhjetëra.
Policia ka bërë të ditur identitetin e gruas së arrestuar. Bëhet fjalë për një person nga Siria me emrin Ahlam Albashir, raporton CNN në turqisht.
Sipas informacioneve, gruaja gjatë marrjes në pyetje ka pranuar se ishte e lidhur me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit.
U shfaq edhe një video nga momenti i arrestimit.