Gjiganti i veturave, Mercedes është parë duke testuar gjeneratën e dytë të modelit EQC SUV. “Auto-Express” ka siguruar pamjet e para të veturës së re familjare elektrike, që pritet të lansohet më 2025. Modeli do t’i bashkohet linjës së SUV-ave elektrikë të kompanisë dhe do të rivalizojë BMW iX3-shin dhe Q6 E-Tronin e Audit.
I dizajnuar për të qenë krah modelit GLC, vetura e re e Mercedesit do të shfrytëzojë strukturën e re të Mercedesit për veturat elektrike, në vend të asaj aktuales.
Avancimet do t’i japin modelit EQC platformë më efikase në krahasim me modelin e parë dhe do të mundësojnë bateri më të mëdha e pako më inteligjente të motorëve elektrikë. Pritet që vetura të ketë më pak shpenzime të baterisë.
Sipas fotografive të “Auto-Expressit”, Mercedes EQC i ri do të ketë konstrukt më të ulët, ndërsa pritet të jetë më i madh në pjesën e pasme.
EQC i ri pritet të sjellë edhe gjeneratën e re të interierit digjital dhe do të përshtatet për pesë pasagjerë.
Pritet që EQC i ri të lansohet në fund të 2024-s ose në fillim të vitit 2025. E në rrugë do të shihet më 2025.