Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme (7 janar) në aksin Peshkëpi-Vlorë, ku një 31-vjeçar kinez ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.
Për pasojë 31-vjeçari së bashku me pasagjeren 61-vjeçare kanë marrë lëndime dhe janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 19:20, në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë, shtetasi i huaj me nënshtetësi kineze, H. R., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja, shtetasja e huaj K. Zh., 61 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.