Një prej mjekëve në Spitalin e Traumës thotë se të lënduarit nga aksidenti ku u përfshi autobusi i “Unazës së Re”, kanë dëmtime të lehta në kokë dhe trup.
Ai thotë se nëse gjendja e tyre do të vijojë të jetë stabël, ditën e nesërme mund të lënë spitalin.
“Aktualisht asnjë prej tyre nuk është në gjendje të rëndë shëndetësore. Shumica kanë dëmtime tek koka dhe në pjesë të trupit. Nëse nuk do të kenë asnjë problem, nesër do u bëjmë kontroll mjekësor dhe do të largohen më pas” – tha mjeku.



