Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, nga qelia ka reaguar pas mbylljes së fushatës koalicionit PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
Meta shkruan se sot Shqipëria shkroi historinë dhe se 11 maji “është vulosja përfundimtare në kutitë e votimit me votën plebishitare të popullit të çliruar.”
Meta: Shqipërisë madhështore i shkonte vetëm një miting madhështor fitoreje dhe kjo ndodhi.
Sot Shqipëria shkruajti historinë.
Çdo shqiptar e përjetoi që sot ndryshimin dhe fitoren.
11 maji është vulosja përfundimtare në kutitë e votimit me votën plebishitare të popullit të çliruar.