Një automjet i shkrumbuar nga flakët që dyshohet se i përket autorëve të atentatit në Lushnjë është gjetur e djegur.
Makina tip Nissan mësohet se u gjet e djegur në fshatin Lifaj, ndërsa ende nuk dihet identiteti i autorëve, apo shënjestra e tyre duke e mbushur ngjarjen me mister.
Ngjarja ndodhi paraditen e sotme pranë kthesës së spitalit, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje.
Nuk dihet nëse ka persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa nuk ka ende një njoftim zyrtar nga blutë lidhur me ngjarjen.
Vijon…


