Ambasadori i OSBE në Tiranë, Michel Tarran, teksa mori pjesë në Konferencën e 7-të Kombëtare për të Drejtën e Informimit, theksoi se prezenca e OSBE do të angazhimin për të përmirësuar qasjen e informacionit në vend.
Në fjalën e tij, ai e vlerësoi miratimin e ligjit të ri për mbrojtjen e të dhënave vitin e shkuar si një hap të rëndësishëm përpara, duke shtuar se legjislacioni është i harmonizuar me rregulloren e të dhënave të BE.
Ai përmendi dy iniciativa të vitit të kaluar me Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Prokurorët e Përgjithshëm, ndërsa shtoi se në 2026, pritet që të zhvillojnë edhe më shumë protokollin e KLD dhe strategjinë e komunikimit të Prokurorisë së Përgjithshme.
“Dua të theksoj arritjet kryesore të bëra në mbrojtjen e të dhënave, miratimin e ligjit të ri për mbrojtjen e të dhënave në dhjetor 2024, që shënon hap përpara. Ky legjislacion është i harmonizuar plotësisht me rregulloren e mbrojtjes së të dhënave të BE dhe direktivat në zbatim të saj.
Rezultati i bashkëpunimit disa vjeçar parashikohen në këtë ligj, ndërkohë që forcon edhe të drejtën e mbrojtjes së individit. Duke reflektuar për bashkëpunimin tonë, vërej një bashkëpunim të frytshëm midis pranisë së OSBE në Shqipëri dhe institucionit tuaj. Iniciativat tona janë përqendruar te rritja e ndërgjegjësimit dhe qasja praktika ne mbrojtjen e të dhënave dhe hetimet siç janë lidhja mes të drejtave të njeriut dhe të drejtave dighitale.
Këtë verë ndërmorëm dy iniciativa, njëra kishte të bënte me KLD dhe tjetra me Prokurorët e përgjithshëm. Këtu dy aktivitete përmirësuan komunikimin me median dhe publikun u realizua falë përmirësimit, ushtrimeve praktike që shteruan vetëbesimin te komunikimi me median.
Për më tepër, iniciativa ndihmojnë gjyqtarë dhe prokurorë të familjarizohen me ligjin për të drejtën e informimit dhe përgjegjësitë e tyre për të siguruar përputhshmëri. Kështu janë hedhur themelet për punë e vitit tjetër, ku ne synojmë të zhvillojmë më tepër protokollin e KLD dhe të asistojmë në hartimin e strategjisë së komunikimit për Prokurorinë e Përgjithshme. Prania e OSBE mbetet e angazhuar të përmirësojë qasjen e informacionit. “, u shpreh ambasadori.

