Bashkia Vlorës ka nderuar sot me titullin “Qytetar Nderi” Mira Muratin, biznesmenen, drejtuesen dhe pioneren inovatore të teknologjisë dhe inteligjencës artificiale OpenAI, dhe aktualisht lancuese e start-up-it të njohur “Tninking Machines Lab”.
Bashkë me të, me të njëjtin titull, u nderua edhe tenori Josif Gjepali. Ceremonia u zhvillua në Teatrin “Petro Marko” të qytetit, ku merrnin pjesë drejtues vendorë dhe qytetarë.
Mira Murati nuk ishte vetë prezentë, por titullin në emër të saj e tërhoqi nëna, që shprehu mirënjohjen.
Në fjalën e saj, mes të tjerash ajo tha:
“Faleminderit Vlorës, qytetin ku Mira lindi dhe u rrit. Ju falenderojmë edhe si familje. Pavarësisht se Mira tani jeton dhe punon jashtë, ajo ndjek me shumë vëmendje dhe interes zhvillimet dhe rrugën e Shqipërisë dhe të qytetit të saj, Vlorës. Shpreh në emër të Mirës dhe familjes tonë mirënjohjen më të thellë për Shqipërinë dhe Vlorën për këtë vlerësim dhe ju uroj suksese të gjithëve në punën dhe kontributin tuaj për qytetin”.
Mira Murati është një drejtuese biznesi shqiptaro-amerikane, e lindur dhe rritur në Vlorë, më 16 dhjetor 1988.