Kombëtarja U-17 luajti pasditen e sotme ndeshjen e parë miqësore ndaj Malit të Zi.
Në takimin e zhvilluar në Podgoricë, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Bledi Shkëmbi u mposhtën me rezultatin 3-1.
Trajneri Bledi Shkëmbi hodhi në fushë këtë formacion: Erno Mustafa (GK), Darli Kurti, Frensi Mali, Spasian Nasto, Hassan Haradini, Lukas Cekrezi, Rikardo Sheji, Arian Gavelli, Gabriel Kulla, Leo Begolli, Serxhio Vogli.
Kuqezinjtë realizuan një pjesë të parë të mirë, pavarësisht rezultatit 1-0. Malazezët kaluan në avantazh në minutën e 13-të të takimit, teksa ky gol nuk i demotivoi të besuarit e trajnerit Shkëmbi, të cilët tentuan përmes disa rasteve të shënonin golin e barazimit. Pjesa e parë mbyllet me shifrat 1-0 për Malin e Zi. Gjatë pjesës së dytë, trajneri Bledi Shkëmbi kreu disa zëvendësime në fushë, duke u dhënë mundësinë thuajse të gjithë lojtarëve të tregojnë cilësitë e tyre.
Golin e vetëm për kuqezinjtë e shënoi Gabriel Kulla, në minutën e 69-të. Kulla merr një top nga Mihana, teksa më pas vepron drejt zonës kundërshtare i vetëm, duke barazuar shifrat në 1-1 për pak minuta. Pavarësisht rasteve të kuqezinjve, malazezët realizojnë edhe dy gola të tjerë, duke vulosur rezultatin në 3-1.
Më 24 maj, kuqezinjtë do të luajnë një tjetër sfidë miqësore, po ndaj Malit të Zi në stadiumin “Loro Boricci” në Shkodër, në ora 20:30. Këto ndeshje miqësore kundër bashkëmoshatarëve malazezë i shërbejnë stafit teknik U-17 për të vëzhguar e testuar nga afër lojtarët e grumbulluar, teksa fokusi i përgatitjeve është te raundi i parë kualifikues për Kampionatin Europian U-17 “Shqipëri 2025”.