Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Ljupço Nikolovski, po qëndron për vizitë në Vermont të SHBA-së. Gjatë vizitës në fermën Borderview u ra dakord për asistencë në transformimin, trajnimin dhe ekspertizën e organeve këshillimore në bujqësi në vendin tonë.
“Së bashku me Sekretarin e Bujqësisë, Ushqimit dhe Tregjeve të Vermontit, Anson Tebbetts, vizituam Fermën Borderview, e cila është pjesë e Universitetit të Vermontit, ku aktivitetet kërkimore-shkencore kryhen drejtpërdrejt nga profesorët dhe punonjësit e universitetit. Së bashku u pajtuam për ndihmën e tyre në transformimin, trajnimin dhe ekspertizën e organeve këshilldhënëse në bujqësi në vendin tonë, të cilat duhet të përfshihen plotësisht në terren në të gjithë procesin e prodhimit”, tha Nikollovski./Lajmi i plotë.