Mijëra palestinezë të zhvendosur vazhdojnë të strehohen në tenda të ngushta dhe të mbipopulluara në zonën bregdetare Al-Mawasi në qytetin Khan Younis në Gazën jugore, raporton Anadolu.
Pamjet me dronë tregojnë strehimore të improvizuara të stërmbushura, teksa familjet përpiqen të mbijetojnë mes shkatërrimit të përhapur dhe ndihmës së kufizuar humanitare në enklavën e rrethuar.
Banorët përballen me kushte të vështira të jetesës, me strehim, ushqim dhe ujë të pamjaftueshëm, duke e nxjerrë në pah krizën humanitare të vazhdueshme të shkaktuar nga bllokada dhe gjenocidi izraelit.
Marrëveshja e armëpushimit në Gaza midis Izraelit dhe Hamasit u arrit javën e kaluar, bazuar në një plan të paraqitur nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Faza e parë përfshinte lirimin e pengjeve izraelite në këmbim të të burgosurve palestinezë. Plani gjithashtu parashikon rindërtimin e Gazës dhe krijimin e një mekanizmi të ri qeverisës pa Hamasin.
Që nga tetori i vitit 2023, sulmet izraelite kanë vrarë të paktën 68 mijë palestinezë në Gaza, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, si dhe e kanë kthyer atë praktikisht në të pabanueshme.