Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk ua uroi hendbollistëve fitoren, të realizuar ndaj Katarit me 39:34 sot pasdite në kampionatin botëror.
“Urime për fitoren! Hendbollistët maqedonas edhe njëherë e treguan fuqinë, këmbënguljen dhe bashkimin e tyre në terren. Me gatishmërinë dhe zemrën tuaj të lënë në terren, e gëzuat tërë kombin. Ju jeni krernaria e Maqedonisë! Vazhdoni të na bëni të gjithëve krenarë!”, shkroi Mickoski në Fejsbuk.
Në renditjen momentale, Maqedonia është në vendin e tretë në tabelë me katër pikë dhe me gjasa teorike për të katërtën e finales.