Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka përcjellë një urim për Krishtlindje për të gjithë besimtarët e krishterë dhe popullin shqiptar.
Në mesazhin e tij, Meta thekson se Lindja e Krishtit simbolizon shpresën, dritën dhe besimin se e mira triumfon edhe në kohët më të vështira.
Ai uron paqe në shpirt, dashuri, begati dhe harmoni në çdo familje shqiptare, duke bërë thirrje për më shumë solidaritet, dhembshuri, drejtësi dhe përgjegjësi ndaj njëri-tjetrit.
Meta shpreh gjithashtu besimin se Krishtlindja e ardhshme do të festohet nga të gjithë shqiptarët në liri, dinjitet dhe me shpresë të re për ditë më të mira.
Urimi i Metës:
GËZUAR KRISHTLINDJEN të gjithë besimtarëve të krishterë dhe mbarë popullit shqiptar!
Lindja e Krishtit është lindja e shpresës që nuk shuhet kurrë, e dritës që ndriçon edhe errësirën më të thellë dhe e besimit të palëkundur se e mira gjithmonë triumfon edhe në kohët më të vështira.
Në vigjilje të kësaj Feste të Shenjtë, uroj paqe në shpirt, dashuri në zemër, begati dhe harmoni në çdo familje shqiptare.
Le të jetë Krishtlindja një burim frymëzimi për më shumë solidaritet, dhembshuri e mirësi mes nesh, për drejtësi e përgjegjësi ndaj njëri-tjetrit dhe ndaj së ardhmes që duam të ndërtojmë për Shqipërinë.
Me besim, le të lutemi dhe të përkushtohemi që Krishtlindjen e ardhshme të gjithë shqiptarët ta festojnë në liri, me dinjitet dhe shpresë të re për ditë më të mira, që patjetër do të vijnë.


