Gazetari dhe analisti Mentor Kikia ka reaguar pas fikjes së sinjalit të News24 dhe rrethimit të godinës së saj nga policia që në orët e para të mëngjesit. Ai e krahasoi ndërhyrjen me një operacion për vendngjarje kriminale, duke e quajtur ndalimin e gazetarëve për të hyrë brenda “pamje trishtuese”.
“Një televizion i vjetër lajmesh u ndërpre dhe redaksia u rrethua nga policia si të ishte një vendngjarje kriminale. Nuk di nëse ka vendim gjykate apo urgjencë shtetërore për këtë. Por kjo ngjan më shumë si një demonstrim force sesa zbatim i një vendimi,” – shkruan Kikia.
Ai kujtoi se sulmet e tilla ndaj mediave nuk janë të reja, duke sjellë në mend rastet e qeverisjes së Sali Berishës kundër “Koha Jonë” dhe “Top Channel” në vitet 1995-1997 dhe 2005-2010.
Mentor Kikia: Nje televizion i vjeter lajmesh, si News 24, nderpreu sot transmetimin dhe redaksia e mjediset e tjera te tij u rrethuan nga policia qe ne mengjes heret.
Nuk di nese ka apo jo nje vendim gjykate per te liruar mjediset!
Nuk di nese ka patur ndonje urgjence shteti per te rimarre nje objekt te leshuar me qira prej 30 vjetesh…
Une nuk mbeshtes asnje media qe ne emer te te quajturit media, te kerkoje apo pretendoje favore, ne dem te interesit publik.
Por nje operacion policor, nje te shtune mesgushti ne pike te mengjesit, me shume se zbatim i nje vendimi a urdheri, ngjan si nje demonstrim force nga ana e shtetit.
Rrethimi i nje redaksie me forca te shumta policie, si te ishte nje vendngjatje kriminale dhe ndalimi i gazetareve te futen brenda, eshte nje pamje trishtuese.
Keto nderhyrje na kujtojne sulmet e qeveriese se Berishes ndaj Koha Jone apo Top Channel, ne vitet ‘95-‘97 dhe 2005-2010.