Ardhja e arkitektit të fitores së Donald Trump, Chris LaCivitta në seline e partisë demokratike në Tiranë ka bërë bujë dhe në mediat greke. Mediat helene shkrujanë ka nisur punën për fushatën e Sali Berishës në Shqipëri, duke u angazhuar për rikthimin e tij në pushtet në zgjedhjet e 11 majit. Lacivita kritikon gjithashtu kryeministrin Edi Rama, duke e quajtur atë një kukull të George Soros, ndërsa Berisha do të mbajë një takim në Athinë më 23 shkurt për të inkurajuar shqiptarët në diasporë të votojnë me postë.
Mediat në Greqinë fqinje I kanë bërë jehonë ardhjes së arkitektit të fitores së Donald Trump në selinë e Partisë Demokratike në Tiranë, Chris Lacivita.
Media greke “iefimerida” shkruan se Menaxheri i fushatës elektorale të Donald Trump, ka marrë tashmë një punë në lagjen tone të ballkanit, duke u zotuar që të rikthejë në pushtet ish-presidentin dhe ish-kryeministrin shqiptar Sali Berisha, në zgjedhjet që do të mbahen në 11 maj të këtij viti.
“Ne jemi sot këtu sepse duam të ndihmojmë në zgjedhjen e një kryeministri që është një mik i vërtetë i SHBA-së dhe që do të punojë me sukses me Presidentin Trump dhe SHBA-në”, tha LaCivita në konferencën për shtyp gjatë prezantimit të tij nga Berisha.
Në të njëjtën kohë ai e ktheu zjarrin kundër kryeministrit aktual, Edi Ramës.
“Kryeministri aktual nuk është gjë tjetër veçse një kukull e George Soros. Ju nuk mund të jeni një kukull e George Soros dhe një mik i SHBA-së. Thjesht nuk është e mundur”, shtoi ai.
Mediat greke kanë pasqyruar dhe agjenden e Sali Berishes së Athinë, Të dielën, më 23 shkurt, takimi I cili do të mbahet në stadiumin e ‘Irinis ke Filias’. Synimi i tij është të bindë sa më shumë shqiptarë në diasporë që të votojnë me postë në zgjedhjet e 11 majit, pasi afati i regjistrimit në platformë skadon në 4 mars.
Një thirrje për regjistrim masiv në platformën e votimit me postë po drejtohet njëkohësisht edhe nga politikani grek në Shqipëri, Vangjel Dule, kryetar i partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, i cili përfaqëson minoritetin grek në parlamentin shqiptar.