Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qenë i ftuar të enjten në ‘Opinion’, për t’u përballur me analistët dhe për t’iu dhënë shpjegim shqiptarëve se pse nuk iu hapën negociatat për anëtarësim.
Në debat e sipër, Rama është përplasur me gazetarët për tema të ndryshme, megjithatë një temë grindjeje gjatë debatit ka qenë edhe për veshjen e Ramës përgjatë vizitave zyrtare nëpër shtete të ndryshme e në Bruksel.
Gjithçka ka filluar kur analisti, Mustafa Nano, ia ka përmendur Edi Ramës faktin që ka shkuar me ‘poture’ në Bruksel.
Rama përplaset me Nanon : Edhe ti që mësove ngjyrat e veshjeve nga unë?
Analisti Mustafa Nano ka debatuar me Kryeministrin Edi Rama mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Diskutimi për mos hapjen e negociatave për anëtarësim në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, ka përplasur analistin me Kryeministrin. Mustafa Nano: Po jo si njeri që shkon me poture në Bruksel dhe çuditet nga këmbë mbi këmbë.
Një pjesë nga debati:
Mustafa Nano: Unë mendoj Zoti Kryeministër që edhe sikur ta kishim marrë ‘po-në’ e Bashkimit Evropian, Shqipëria do të mbetej kjo që është , me fjalë të tjera jemi vendi më i mjerë i Evropës
Edi Rama: Po pse kështu?
Mustafa Nano: Sepse e tregoi edhe mbledhja e fundit që Maqedonia u veçua u diferencua nga Shqipëria
Edi Rama: Ere zotëri e di sa vjet ka Maqedonia që rri tek dera…është viti i 15-të për Maqedoninë që rri tek dera, ne kemi vitin e dytë…Si mendon ti dhe Maqedonia ndërroi emër , ndërroi identitet e kupton. Njësoj si ne ta kishim bërë Shqipërinë, Albania…
Mustafa Nano: Do na lejosh të shprehemi
Edi Rama: Nuk mund të thuash ti këmbë mbi këmbë ‘është vendi më i mjerë’..po pse qenka vendi më i mjerë?
Mustafa Nano: Ç’ke ti për një njëri si unë që rri këmbë mbi këmbë, ndërsa kryeministri shkon me poture në Bruksel dhe çuditen nga këmbë mbi këmbë. Pse çuditesh?
Edi Rama: Edhe ti shikon nga pantallonat që mësove ngjyrat e veshjeve nga unë. Edhe ti shikon nga pantallonat ëëë…. I lash unë ngjyrat i more ti. Unë s’të them pse i more ngjyrat.
Mustafa Nano: Dëgjo…
Edi Rama: Si mund të biesh ti në këtë nivel, të merresh me poturet.




