VLORË- Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Vlorës mbrëmjen e djeshme ku në lagjen “10 korriku” janë dëgjuar krisma arme.
Të përfshirë në konflikt ishin Lisjan Myrtaj, efektivi i policisë me djalin e kryeplakut të fshatit Kaninë, Juxhino Aliaj (Todi). Dyshimet e para për shkakun e konfliktit rezultuan se Lisian Myrtaj është autori që dyshohet se ka qëlluar. Mendohet se konflikti të ketë ndodhur për një vajze. Ndërkohë Myrtaj është shoqëruar nga autoritetet policore.
Burime bëjnë me dije për Gazetën Shqiptare se Juxhino Aliraj (Todi) është konfliktuar me punonjësin e policisë në repartin e Delta Force në Vlorë Lisian Myrtaj.
Këtë pretendim, e ka hehdur poshtë ditën e sotme efektvi i policisë i cili është vetëdorëzuar në polici dhe ka dhënë një version tjetër të ngajrjes.
Sipas Myrtaj konflikti ka ardhur nga një debat me 24-vjeçarin disa ditë më parë ndërsa sipas tij dje ai e ka ndjekur me makinë deri afër banesës, i ka drejtuar armën dhe më pas e ka ofenduar.
Myrtaj ka deklaruar se 24-vjeçari ka qëlluar dy herë me armë zjarri dhe kjo sipas tij ka bërë që të reagojë për vetëmbrojtje duke qëlluar drejt makinës së tij.
Më pas ai ka thënë se ka telefonuar sallën operative për të kërkuar ndihmë dhe ka pritur kolegët e tij duke mos lëvizur nga vendi i ngjarjes.
Ndërsa Aliaj është arratisur me makinën e tij tip “ML”. Motivi i debatit sipas burimeve ka qenë akuza e Juxhinit se efektivi i policisë i kishte parë të dashurën më parë. Por ky i fundit e ka mohuar një gjë të tillë.



