Është mbyllur procesi i votimit në bashkinë e Cërrikut për zgjedhjet e pjesshme.
Rreth orës 18:00 kutitë e votimit janë marrë nga qendrat e votimit për t’u dërguar në shoqërinë e forcave të policisë në qendrat e numërimit.
Pjesëmarrja në zgjedhjet e Cërrikut ishte 25%. Në këtë bashki kandidojnë Florenc Doka i PS-së, Eligert Hima – SHB dhe Amarilido Hoxha – i pavarur mbështetur nga PDja.


