Kalimi në bulevardin qendror të Tiranës dhe pranë institucioneve që ndodhen përgjatë tij, do të jetë i ndaluar për më shumë se 24 orë, duke filluar nga dita e enjte.
Policia e Tiranës ka njoftuar se në kuadër të zhvillimit të Konferencës së NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike më datat 8–10 tetor 2025, në Pallatin e Kongreseve, do të ndalohet qarkullimi i mjeteve dhe këmbësorëve nga ora 07:00 e datës 9 tetor 2025, deri në orën 15:00 të datës 10 tetor 2025.
Kufizimi i lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, fillon nga semafori pranë Presidencës deri te sheshi “Nënë Tereza” (përfshirë sheshin), rrugën “Gjergj Filipi”, si dhe në aksin që lidh hotel “Marriott” me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”;
Për këmbësorët do të jetë e bllokuar lëvizja gjatë gjithë periudhës së zhvillimit të konferencës, trotuari nga hyrja e hotel “Rogner” deri te Pallati i Kongreseve.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë/Njoftim
Në kuadër të zhvillimit të Konferencës së NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike, më datat 8–10 tetor 2025, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë, Policia e Tiranës ka hartuar një plan të posaçëm masash, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së këtij aktiviteti, si dhe garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë tij.
Konkretisht, në funksion të përmbushjes së këtyre qëllimeve, janë ndërmarrë këto masa:
-Kufizimi i lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga semafori pranë Presidencës deri te sheshi “Nënë Tereza” (përfshirë sheshin), rrugën “Gjergj Filipi”, si dhe në aksin që lidh hotel “Marriott” me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”;
-Për këmbësorët do të jetë i bllokuar gjatë gjithë periudhës së zhvillimit të konferencës, trotuari nga hyrja e hotel “Rogner” deri te Pallati i Kongreseve.
Kufizimet do të jenë në fuqi nga ora 07:00 e datës 9 tetor 2025, deri në orën 15:00 të datës 10 tetor 2025.
Policia e Tiranës iu bën thirrje qytetarëve, për mirëkuptim dhe bashkëpunim. Gjithashtu, ftojmë të shmangni lëvizjet e panevojshme në zonat e kufizuara, si dhe të respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e punonjësve të Policisë në terren.
Për çdo rast nevojë për ndihmë ose orientim, drejtojuni punonjësve të Policisë ose telefononi në numrin pa pagesë 112.