Nëna e Andon Janqit, 36-vjeçari që vrau bashkëshorten e tij me armë zjarri në Francë dhe më pas i dha fund jetës ka folur për News24.
E tronditur nga ngjarja, ajo kërkoi ndihmë për të marrë trupin e djalit në Shqipëri.
“Dua ndihmë nga juve të më sillni djalin këtu, s’kam lek të iki në Francë të marr djalin, dua të më sillni trupin e djalit këtu. Jam fukara me 20 mijë lekë rrogë, çfarë të bëj unë korba”, tha ajo.
Floresha Janaqi: Dua ndihmë nga juve të më sillni djalin këtu, s’kam lek të iki në Francë të marr djalin, dua të më sillni trupin e djalit këtu. Jam fukara me 20 mijë lekë rrogë, çfarë të bëj unë korba.
Kishin 4 vite në Francë, ishin mirë e bukur, me shpi, me karta, me të gjitha, kishin mosmarëveshje në çift. Hera e fundit që fola ishte dje, në orën 14:30, fola si për herë të fundit me djalin. Mami jam i mërzitur më tha, do ta kalosh i thashë… Nuk e di përse ishte i mërzitur se ja mori telefonin djali i madh. Më tha ik mami se ma kërkon telefonin djali.
Nuk kam komunikim me familjarët e nuses pas kësaj që ndodhi. Që kur u bë vrasja nuk më flasin më. Për fëmijët nuk e di a ka folur familja e nuses dhe se di çkanë diskutuar për fëmijët. Jam përpjekur të flas por me thonë “nuk ke turp që na flet?”.


