Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka publikuar një rrjetin e tij social një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata qytetarë që janë të interesuar për punë.
Gonxhja bën me dije se janë hapur mbi 6000 vende të lira pune në të gjithë vendin.
Këto shifra ministri i ka bërë publike duke ju referuar portalit të Agjencisë Kombëtare të Punësimit edhe Aftësive.
“Po kërkon punë? Mbi vende të lira pune në gjithë vendin të shpallura në
Qindra pozicione në sektorë të ndryshëm janë të disponueshme për aplikim — për të gjitha nivelet arsimore.
Apliko online, shpejt dhe lehtë, në portalin www.puna.gov.al
Keni nevojë për asistencë? Drejtohuni pranë zyrës së punës më të afërt, ose na shkruani në email apo në WhatsApp për çdo pyetje apo ndihmë gjatë aplikimit”, shkruan ministri në Facebook.