Numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë ka arritur në 24.939 veta. Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se vetëm dje nga koronavirusi kanë humbur jetën 18 qytetarë.
Ndërsa, nga 12.406 testime, 2.295 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, raporton Zeri.info
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës. Deri më sot 256.235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 109.786”, thuhet në raportin e MSH-së.
Për shkak të përkeqësimit të gjendjes në ditët e fundit nga koronavirusi, Kosova pritet të merr masa të reja shtesë në luftimin e pandemisë .
Nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit, kanë bërë të ditur se në takimin që kanë pasur me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, është folur edhe për vendosjen e orës policore prej orës 22:00 deri në orën 05:00.