Edmond Spaho, i cili ka mbajtur mandatin e deputetit për disa vite me radhë ka njoftuar largimin e tij nga politika aktive, pas humbjes së zgjedhjeve, ku nuk arriti dot që të dilte fitues nga lista e hapur.
Me anë të një statusi në Facebook, Spaho shprehet i zhgënjyer me rezultatin, ndërsa ka falënderuar të gjithë ata që i besuan dhe e votuan për gjatë 35 viteve në politikë.
Ndërsa Partisë Demokratike i uroi të gjeje forcen për te kaluar, sipas tij “gjendjen e rende ku ndodhet dhe te arrije te rikthehet ne shprese për Shqipërinë”.
Postimi i Edmond Spahos
Te nderuar miq,
Jam i shokur me rezultatin e zgjedhjeve te 11 Majit!
Keto zgjedhje ishin te fundit te karrieres sime aktive ne Parlament.
Deshiroj te falenderoj pafundesisht familjen time per sakrificat e medha qe ka bere gjate 35 viteve per te me krijuar mundesine te ndiqja pasionin tim.
Falenderoj antaret dhe simpatizantet e Deges se PD Maliq dhe te Qarkut Korce per mbeshtetjen e vazhdueshme qe me kane dhene. Pa ata nuk do kisha arritur asgje ne politike.
Deshiroj te falenderoj me shume mirenjohje qytetaret qe me besuan dhe votuan gjate 35 viteve dhe tju kerkoj ndjese qe nuk munda te bej edhe me shume per ta.
I uroj Partise Demokratike te gjeje forcen per te kaluar gjendjen e rende ku ndodhet dhe te arrije te rikthehet ne shprese per Shqiperine.
Me shume mirenjohje,
Edmond Spaho