Në Tiranë është hapur spitali Covid4. Ogerta Manastirliu, Ministrja e Shëndetësisë, ka hapur sot spitalin COVID-4 i cili do të jetë me një staf mjekësor që do u shërbejë vetëm pacientëve me COVID-19.
“Me përkushtimin e stafeve mjekësore, me durim e solidaritet do ta fitojmë bashkë këtë luftë me Armikun e Padukshëm”, shkruan Manastirliu.
STATUSI NGA MANASTIRLIU
Ministrja Ogerta Manastirliu në spitalin COVID4, me stafin mjekësor që nga sot do të shërbejë në strukturën e re të dedikuar për pacientët me #covid19, si pjesë e planit tonë të menduar që në krye të herës, për të përballuar situatën e vjeshtë-dimrit.
#Forca ekipit të shëndetësisë në këtë sfidë aspak të lehtë
Me përkushtimin e stafeve mjekësore, me durim e solidaritet do ta fitojmë bashkë këtë luftë me Armikun e Padukshëm