Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 32-vjeçar, ndërsa ka shpallur në kërkim shtetasin B. B., 41 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se shtetasi B. B. i ka dhënë 1500 euro shtetasit Sh. S., i cili i ka premtuar se nëpërmjet ndërhyrjes së tij te institucionet vendore, do të mundësonte legalizimin e një prone private në emër të nënës së shtetasit B. B., në lagjen “10 Korriku”, Shkodër. Punohet për kapjen e shtetasit B. B.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan shtetasin Sh. S., 32 vjeç, banues në Tiranë dhe shpallën në kërkim shtetasin B. B., 41 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se shtetasi B. B. i ka dhënë 1500 euro shtetasit Sh. S., i cili i ka premtuar se nëpërmjet ndërhyrjes së tij te institucionet vendore, do të mundësonte legalizimin e një prone private në emër të nënës së shtetasit B. B., në lagjen “10 Korriku”, Shkodër. Punohet për kapjen e shtetasit B. B.