Gjykata e Fierit ka dhënë vendimin për të arrestuarit që përdornin platforma online si XUEX apo TXEX, për të mashtruar qytetarët me premtimin e fitimeve të shpejta, pas investimeve në këto dy platforma.
Për 4 nga të arrestuarit u caktua masa arrest në burg për 60 ditë, ndërsa për dy kamarierët dha masa “detyrim paraqitje”.
Vendimet:
Arber Cela , Marius Kodra, Brunilda Ndini dhe Brunilda Todi , burg afat 60 ditor;
Emanuel Taullau dhe Flavio Mukaj , dy kamarieret , detyrim paraqitje
Të dyshuarit kanë përdorur platforma si “XUEX” dhe “TXEX” për të mashtruar qytetarët me premtime për fitime të shpejta përmes investimeve me kriptomonedha.
Skema funksiononte në formën e një piramide klasike financiare.
Gjatë operacionit janë sekuestruar para cash, pajisje elektronike dhe dokumente të rëndësishme.
Janë bërë mbi 80 kontrolle në Tiranë, Fier, Lushnjë, Divjakë, Berat e Gramsh.